Panairi Hamburg

Në mjediset e Panairit të Hamburgut, i cili përbën 87.000 m2 sipërfaqe ekspozite në pavione dhe 10.000 m2 hapësirë të jashtme, çdo vit zhvillohen mbi 40 evente panairi, të organizuara nga panairi i Hamburgut dhe organizatorë të tjerë, ku marrin pjesë gjithsej 15.000 ekspozues dhe më shumë se 700.000 vizitorë.

Portofoli i panairit Hamburg ( Hamburg Messe und Congress GmbH) bazohet në degët e forta ekonomike të metropolit gjermano-verior në lumin Elba (Gjermanisht Elbe). Hamburgu pret, ndër të tjera, panairin kryesor të tregtisë në botë për industrinë detare dhe industrinë e ndërtimit të anijeve (SMM), panairin kryesor në botë të energjisë së erës (WindEnergy Hamburg) dhe ėshtė një nga panairet kryesore të hotelerisë dhe gastronomisë në Evropë (INTERNORGA).

Zona e panairit ndodhet në zemër të qytetit hanseatik të Hamburgut. Porti me famë botërore i Hamburgut, qendra e qytetit me shumë mundësi pėr shopping. rruga popullore Reeperbahn, shumë hotele dhe lagje emocionuese trendy janë të vendosura pranë panairit.

Dy stacione kryesore afėrsia me aeroportin. tre stacione për trenin e qytetit me shpejtësi të lartë (S-Bahn) dhe metroja hekurudhore (U-Bahn) dhe disa lidhje rrugore në autocestë shumë afër të zonës së panairit mundėsojnë mbërritjen e shpejtë dhe të lehtë në panair.