Panairi i Shtutgartit

Panairi i Shtutgartit zotëron një nga infrastrukturat më të mëdha dhe më moderne të panairit në Evropë. Arkitektura e shumëvlerësuar me çmime të shumta të qendrës së re të panairit dhe kongresit, e hapur në vitin 2007, ofron një platformë të shkëlqyer për mbajtjen e panaireve, kongreseve, ekspozitave, konferencave profesionale dhe prezantimeve. Si pjesë e panaireve qëndrore të Shtutgartit, mbahen çdo vit më shumë se 70 veprimtari,në të cilat si total marrin pjesë mbi 22.000 ekspozues dhe më shumë se 1,3 milion vizitorë. Lidhjet e shkëlqyera ajrore, rrugore dhe hekurudhore lejojnë mbërritjen e shpejtë dhe të lehtë në panair. Veçantia e panairit qëndror të Shtutgartit është afërsia me aeroportin: nga avioni në panair duhen vetëm tre minuta ecje!

Panairi qëndror i Shtutgartit përbëhet nga dhjetë pavione moderne me një sipërfaqe të përgjithshme prej 120.000 metra katrorë. Pranë pavioneve ndodhet qëndra ultra-moderne për kongreset ndërkombëtare Stuttgart ICS me më shumë se njëzet salla të madhësive të ndryshme (për 20 deri në 4.900 persona ) me një kapacitet total prej 10.000 vendesh.

Ndër eventet kryesore të panairit të Shtutgartit janë CMT (panairi kryesor i turizmit në botë për një audiencë të gjerë), R+T (panairi kryesor profesional në botë për grila, dyer dhe mbrojtje nga dielli), AMB (panairi ndërkombëtar profesional i punimit të metaleve), Intergastra (panairi ndërkombëtar profesional i restoranteve dhe industrisë së hotelerisë) dhe Interbad (panairi ndërkombëtar profesional mbi pishinat, saunat dhe objektet spa).