Rreth panairit

Panairi profesional CastForge fokusohet në produktet e derdhura dhe të farkėtuara dhe përpunimin e tyre, dhe u shfaq për herë të parë në vitin 2018. Panairi tregon zinxhirin e plotë të vlerës në këtë sektor: nga përgatitjet e derdhjes apo të farkėtimit deri te produktet dhe pjesët përfundimtare. Panairi ndiqet nga ekspozues ndërkombëtarë të cilët prezantojnë produktet e tyre para audiencës profesionale në fushën e makinerive dhe prodhimit të impiantëve, teknologjisë automobilistike dhe propulsionit, prodhimit të makinerive të ndërtimit, pompave dhe hidraulikës dhe industrive furnizuese. Me panairin CastForge, shtepia e panairit Stuttgart u jep prodhuesve platformën e tyre për të paraqitur çelikun e tyre të derdhur, gizėn gri nodulare dhe produktet e farkëtimit në një audiencë ndërkombëtare të biznesit.

Kompleksiteti i produkteve dhe kërkesat e vendosura në produktet e dedhura dhe të farkėtuara po rriten dhe për klientët është e rëndësishme t’i sigurojnë vetes produkte të cilësisë së lartë gati për instalim. Panairi profesional CastForge kombinon ofertën dhe kërkesën – që nga derdhjet e papėrpunuara dhe produktet e farkėtimit përmes pėrpunimit me maqina deri në produktin përfundimtar.

 

Fushat e ekspozimit

  • Produktet e dedhura (derdhura )
  • Produkte të farkėtuara (farkëtime)
  • Përpunimi i derdhjeve dhe farkėtimi
  • Pjesët
  • Kërkimi, edukimi
  • Shėrbime