Rreth panairit

Me një ofertë ekspozite jashtëzakonisht të larmishme dhe të shumėllojtė dhe me një traditë që ka zgjatur për më shumë se 50 vjet, FAMILIE & HEIM („Familia & Shtėpia“) është atrakcioni kryesor i Panairit të vjeshtës në Shtutgart. Fokusi i këtij panairi shitjesh është strehimi. Qoftë zgjidhje ndërtimi, pajisje kuzhine apo mobilje – ekspozuesit paraqiten në këtë panair para audiencës së lartë të fuqisë blerëse nga Gjermania jugore.

Si panairi kryesor tregtar në Gjermaninë jugore, FAMILIE & HEIM është vendi ku vizitorët mund të gjejnë ide dhe produkte për të dekoruar shtëpinë e tyre. Me një gamë të gjerë fushash ekspozimi duke filluar nga idetë e shëndetit dhe këshillimit dhe dekorimit deri te fushat kryesore tematike „Kuzhina dhe shtëpia“ dhe „Ndërtimi dhe rinovimi“, ky panair mbulon të gjitha segmentet që janë të rëndësishme për krijimin dhe dekorimin e shtëpisë tuaj. Oferta e panairit plotësohet nga një program i pasur shoqërues dhe prezantime të ndryshme tematike.

Panairi FAMILIE & HEIM bën pjesë në Panairin e vjeshtës të Shtutgartit, i cili përfshin disa evente të panairit. Me më shumë se 100.000 vizitorë, Panairi i vjeshtės nė Shtutgartit është ngjarja më e madhe dhe më e suksesshme e këtij lloji në botën gjermanishtfolëse.

 

Fushat e ekspozimit

  • Jetesa dhe ambienti
  • Ndërtimi dhe rinovimi
  • Kuzhina dhe shtëpia
  • Koha e lirë dhe dekorimi
  • Shëndeti dhe wellness
  • Moda dhe aksesorëte modės
  • Ushqim dhe pija
  • Shërbimet dhe konsulenca