Rreth panairit

Gelatissimo është i vetmi event profesional në Evropën Qendrore që synon prodhimin e akullores. Në 10.000 metra katrorë sipërfaqe ekspozite, panairi ofron një shfaqje të gjithçkaje të nevojshme për prodhimin artizanal të akullores dhe kafesë. Panairi paraqet novitete nė fushën e lëndëve të para dhe aditivëve, teknikolligjisė së ftohjes, makinerive dhe pajisjeve për bërjen e akullores, pajisjen e pikave të shitjes si dhe shërbimet në prodhimin, shitjen dhe prezantimin e akullores. Që nga premiera e saj në vitin 2010, panairi gelatissimo si event biznesi dhe profesional është një term i domosdoshëm në kalendarin e përfaqësuesve kryesorë të sektorit, si dhe për të gjithë ata që duan të informohen për produktet dhe trendet e reja në treg dhe që duan të mësojnë vetë se si të bëjnë një biznes fitimprurës nga akulloret.

Panairi Gelatissimo është pjesë përbërëse e panairit INTERGASTRA, një panair profesional ndërkombëtar për gastronominė dhe industrinë e hotelerisë.

 

Fushat e ekspozimit

  • Lëndët e para dhe additivët
  • Kremėra akulloresh
  • Makineri për prodhimin e akulloreve
  • Pajisje për pikat e shitjes
  • Teknologjia e ftohjes
  • Sistemet e prezantimit dhe ndriçimi
  • Enė dhe kaushė
  • Tasa dhe lugë
  • Promovimi dhe prezantimet e shitjeve