hy-fcell
Panairi ndërkombëtar profesional dhe kongresi mbi hidrogjenin dhe qelizat e karburantit
Data e eventit: 8. 10. - 9. 10. 2024 Vendi i eventit: Shtutgarti RegjistrimiRreth panairit
Në panairin dhe kongresin hy-fcell, për më shumë se 20 vjet takohen komuniteti mbi hidrogjenit dhe qelizave të karburantit për të mësuar rreth përparimeve teknologjike, për të transferuar njohuri dhe për të pushtuar tregjet ndërkombëtare. Kjo ngjarje biznesi-profesionale është një platformë ideale industriale si për ekspertët ashtu edhe për aktorėt e rinj në treg, dhe mbahet në një nga rajonet më të forta ekonomike të Evropës brenda zonës moderne të panairit dhe kongresit të Panairit të Shtutgartit. Si një panair tregtar, hy-fcell është i njohur për atmosferën e tij të rrjetit dhe shumëllojshmërinë e ofertave të ekspozuesve. Koncepti përmbyllet nga një kongres i lartë që sjell ekspertë të njohur ndërkombëtarisht në terrenin e panairit në Shtutgart.Hy-fcell është kështu një mundësi e përkryer për të krijuar lidhje biznesi dhe për t’u takuar personalisht me përfaqësuesit kryesorë të kësaj industrie.
Për kompanitë startup, shtëpia e panairit të Shtutgartit ofron mundësinë e pjesëmarrjes në një zonë të veçantë ekspozimi përmes një pakete të veçantë ekspozite që përfshin gjithçka për një paraqitje të suksesshme në panair. Ekspozuesit e rinj në segmentin „Startup“ përfitojnë kështu nga dukshmëria e veçantë e zonës së ekspozitës dhe komunikimi i synuar para dhe gjatë panairit.
Fushat kryesore tematike
- Automjetet
- Qelizat e karburantit
- Hidrogjeni
- Konceptet e infrastrukturës dhe mobiliteti
- Konceptet stacionare / zgjidhjet e ruajtjes së energjisë
- Kërkimi dhe zhvillimi
- Shėrbime
Nëse jeni të interesuar të ekspozoni në panair, ju lutemi na kontaktoni që të mund t'ju udhëzojmë për të gjitha detajet.
Na kontaktoniSi një përfaqësim zyrtar i panairit, ne u ofrojmë vizitorëve profesionistë mundësinë e porositjes së biletave paraprakisht në kushte më të favorshme.
Porositni