Rreth panairit

Në panairin IN.STAND prezantohen shërbimet industriale të kompanive të specializuara të shërbimit dhe zgjidhjet organizative për mirëmbajtje dhe servisim. Oferta e panairit varion nga konsulenca dhe financimi, përmes integrimit dhe trajnimit, si dhe shërbime dhe softuer inteligjent, deri te mirëmbajtja dhe çmontimi i impianteve, pra riciklimi.

Panairi IN.STAND u ofron ekspozuesve mundësinë për të arritur grupet e synuara në „zemrën“ e industrisë së përpunimit të metaleve dhe për të takuar vendimmarrësit nga të gjithë sektorët përkatës, kryesisht në fushën e inxhinierisë mekanike, automobilave dhe industrisë së furnitorëve. Panairi është një mundësi ideale për t’u kujdesur dhe për të përmirësuar lidhjet ekzistuese të biznesit dhe për të fituar klientë tė rinj.

 

Fushat e ekspozimit

  • Mirëmbajtje industriale
  • Mbajtja e teknologjisë së propulsionit
  • Teknika e kontrollit dhe rregullimit
  • Menaxhimi i impianteve dhe ofrimi i shërbimeve në vend
  • Planifikimi teknik, konsulenca dhe shërbimet
  • Sistemet e kontrollit të transmetimit
  • Shërbimet industriale
  • Retrofit (modernizimi i impiantit)
  • Sensorët
  • Software dhe IT
  • Siguria në punë