Rreth panairit

INTERBAD është një panair ndërkombëtar që i drejtohet sektorit publik dhe privat të pishinave, saunave dhe ambienteve spa. Në këtë panair, prodhuesit prezantojnë potencialin e tyre çdo dy vjet: dizajn kreativ dhe teknologji dhe cilësi më të fundit që përcaktojnë standardet dhe udhëzimet e ardhshme në këtë industri. Në panair prezantohet i gjithë spektri i produkteve dhe shërbimeve, nga kompanitë lider në botë tek kompanitë fillestare kreative, nga teknologjia më e mirë te dizajni luksoz, nga projektet e mëdha te investimet private.

Panairi shoqërohet me një program kongresi të organizuar nga Shoqata Gjermane për Industrinë e Banjove, i cili mundëson formimin profesional.

Simbioza perfekte e panairit, kongresit dhe programit kuadër e bën panairin INTERBAD një ngjarje unike për krijimin e kontakteve të biznesit dhe pushtimin e tregjeve të reja, si dhe për transferimin e njohurive dhe shkëmbimin profesional përmes leksioneve të shumta, shembujve më të mirë nga praktika dhe seminaret.

 

Fushat e ekspozimit

  • Pishinat
  • Saunat
  • Banjat mjekësore
  • Wellness
  • Fizioterapia
  • Fitness
  • Spa