Rreth panairit

Panairi Bienal INTERGASTRA është një nga panairet më të rëndësishme profesionale ndërkombëtare në Evropë në fushën e restoranteve dhe industrisë së hotelerisë.Nė 115.000 metra katrorė tė hapėsirės ekspozuese tė kėtij panairi ku marrin pjesë pothuajse 1.500 ekpozues dhe 100.000 vizitorë ekskluzivisht profesionistë/sipėrrmarrės. INTERGASTRA është panairi më i madh dhe më i rëndësishëm profesional i këtij lloji në botën gjermano-folëse.

Panairi INTERGASTRA ofron një pasqyrë unike të gamës së plotë të produkteve dhe shërbimeve në të gjitha segmentet e industrisë së gastronomisė : hoteleri, gastronomi, pastiçeri, catering, dhe kafenetė. Hotelierët, gastronomët,kuzhinjerėt, menaxherët e kantinave dhe mensave, punonjėsit e shërbimeve, gastronomët e sistemit dhe bukëpjekësit dhe pastiçierėt në panair mund të gjejnë një ofertë të lartë të produkteve dhe shërbimeve për industrinë e gastronomisė dhe të njihen vetë me trendet dhe novitetet ë e reja dhe të përfitojnë nga mundësia unike për të takuar një numër të madh partnerësh potencialė biznesi vetëm nė një vend.

Platforma për transferimin e njohurive dhe zhvillimin profesional ofron një kuadër programi të pasur të panairit, i cili përfshin leksione, panele diskutimesh, konkurse dhe prezantime.

Paralelisht me panairin INTERGASTRA, mbahet dhe panairi GELATISSIMO, panairi profesional ndërkombëtar i akulloreve.