Rreth panairit

INTERNORGA si një nga panairet kryesore evropiane për të gjithë sektorin e gastronomisë ofron gjithçka që ju nevojitet për një biznes të suksesshëm. I njohur si burimi i koncepteve vizionare, panairi është një vend takimi për ekspertë nga e gjithë bota. Përveç trendeve të paraqitura nga ekspozuesit, konkurset novatore, ekspozitat tematike speciale dhe një program shoqërues i mrekullueshëm janë një pasqyrim i temave kryesore që drejtojnë aktualisht këtë industri.

Përkushtimi ndaj inovacionit, diversiteti i ofertës së ekspozitës dhe thellësia e përmbajtjes: kjo triadë dhe orientimi rrjedhimisht drejt një audience të lartë profesionale e bëjnë panairin INTERNORGA një platformë të besueshme marketingu dhe biznesi në industrinë gastronomike.

Një përzierje unike e suksesshme e një numri të madh ekspozuesish ndërkombëtarë, ngjarje anësore emocionuese dhe një program kongresi superior u lejojnë vizitorëve ekspertë të gjejnë shpejt dhe lehtë gjithçka që u nevojitet për biznesin e tyre në një formë kompakte dhe të strukturuar qartë.

Panairi INTERNORGA është një mundësi ideale për përgatitjen e një viti biznesi, krijimin dhe mbajtjen e kontakteve të biznesit dhe bërjen e marrëveshjeve. Të gjitha në një vend të vetëm pėr pesë ditë.

 

Segmentet

  • Ushqime dhe pije
  • Teknikė dhe pajisje për kuzhina
  • Organizimi dhe pajisja e restoranteve dhe hoteleve
  • Aplikacione digjitale
  • Paketimi dhe dorëzimi