Rreth panairit

Panairi ITB Berlin bashkon të gjithë botën e udhëtimeve në një vend. Nëpërmjet segmenteve të tij të ekspozitave, ky panair mbulon të gjithë zinxhirin e vlerës së industrisë globale të turizmit. Si platforma kryesore e biznesit në botë për sektorin e turizmit, panairi ITB Berlin është vendi i duhur për të përmbushur ofertën dhe kërkesën. Këtu, vendimmarrësit kryesorë, ekspertët dhe klientët nga të gjitha fushat e zinxhirit të vlerave të turizmit takohen me qëllim që të bëjnë kontakte të reja biznesi dhe të kontraktojnë biznes të ri dhe të informohen rreth temave përkatëse dhe prirjeve aktuale në turizëm.

Që nga edicioni i tij i parë në vitin 1966, panairi ITB Berlin është zhvilluar në një ngjarje të madhe biznesi për industrinë globale të turizmit që lançon trende dhe oferta të reja në treg. Pavarësisht madhësisë dhe shumëllojshmërisë unike të ofertës, struktura e panairit është e qartë: përveç rregullimit të njohur gjeografik sipas destinacioneve, pavionet ndahen sipas segmenteve që pasqyrojnë temat më të rëndësishme në turizëm për momentin. Në një gamë të gjerë ofertash, të gjithë mund të gjejnë shpejt dhe lehtë rrugën e tyre në panair.

Pjesë e markës globale ITB sot janë dhe panairët ITB Asia, panairi kryesor i biznesit të turizmit për tregun aziatik, ITB China dhe ITB India.

 

Kongresi i ITB Berlin

Paralelisht me panairin mbahet Kongresi i ITB Berlin. Ky kongres ekspertësh globalisht më i madh dhe unik i industrisë së turizmit e ka vendosur veten si një platformë qendrore për transferimin e njohurive në turizëm. Leksionet e përkryera mbi prirjet dhe novacionet globale e bëjnë kongresin një udhëzues për industrinë botërore të turizmit. Pjesëmarrja në pjesën e kongresit është falas me një biletë të vlefshme panairi për vizitorët e biznesit.