Rreth panairit

MOULDING EXPO është një panair profesional i destinuar për sektorin pėr prodhimin e mjeteve, mostrave dhe kallupeve, i cili mbahet në mes të tregut më të madh për mallrat industriale dhe në zonën më moderne të panairit në Evropë. Ky panair bienal u organizua për herë të parë në vitin 2015. Në konceptin e tij të strukturuar qartë, panairi u drejtohet prodhuesve të mjeteve, mostrave dhe kallupeve dhe përdoruesve përkatės, për shembull nga industria e automobilave, teknologjisë mjekësore dhe plastikës.

Panairi mbulon dy fusha kryesore të ekspozimit: prodhimin klasik të mjeteve, mostrave dhe kallupeve, si dhe sistemet dhe shërbimet në fushën e përpunimit të plastikës dhe teknikave të përpunimit të metaleve. Në panair, kompanitë kryesore nga këto sektorë paraqesin njohuritë dhe produktet e tyre – që nga kallupet pėr injek, shtypjen dhe tėrheqjen, derdhjen, përmes veglave tė stampimit dhe deformimit, deri te zhvillimet më të fundit në prodhimin e mostrave dhe ndërtimin e prototipeve apo proceset e prodhimeve aditive.

MOULDING EXPO në formë të fokusuar ofron zgjidhje për materialet: metal, plastikë, qeramikë dhe materiale të përbërë. Në panair përfaqësohen të gjithë furnizuesit dhe ofruesit e njohur të shërbimeve nga prodhimi i mjeteve, mostrave dhe kallupeve.

 

Fushat e ekspozimit

  • Prodhimi i mjeteve, mostrave dhe kallupeve
  • Pjesët dhe pajisjet për prodhimin e mjeteve, mostrave dhe kallupeve
  • Veglat e makinerisë, teknologjia matëse dhe makinat me qëllim të veçantë për prodhimin e mjeteve, mostrave dhe kallupeve
  • Software për prodhimin e mjeteve, mostrave dhe kallupeve
  • Fabrikat e prodhimit aditiv
  • Prodhimi sipas kontrateve, shërbimeve në prodhimin e mjeteve, mostrave dhe kallupeve