Rreth panairit

Panairi PFLEGE PLUS, i cili mbahet që nga viti 1995, bashkon vizitorë profesionistë, kompani, shoqata profesionale dhe ekspertë dhe prezanton produkte, trende dhe zhvillime të reja në fushën e kujdesit dhe kurimit. Ky panair nuk është vetëm një vend ku paraqitet një pasqyrë gjithëpërfshirëse e ofertës së tregut, ky event është gjithashtu një vend ku planifikohen dhe vendoset pėr investimet. Përveç kësaj, ndjekja e kongresit përmes leksioneve të shumta, punėtorive dhe forumeve ofron mundësinë për shkëmbim profesional mbi temat aktuale dhe trajnime në këtë fushë.

Prezantoni produktet dhe zgjidhjet tuaja para audiencës profesionale që po përpiqet të realizojë planet e tyre të investimeve në këtë event dhe shfytëzoni panairin PFLEGE PLUS të ekonomisė sė fortė tė Gjermanisë jugore për të intensifikuar kontaktet e biznesit dhe për të fituar me sukses klientë të rinj.

 

Fushat e ekspozimit

Kujdesi stacionar dhe i ambulancės

  • Mjete ndihmëse tė kujdesit dhe kurimit
  • Pajisje mjekësore dhe teknike
  • Mjetet e lëvizjes dhe transportit
  •  

Shtëpiake

  • Të ushqyerit
  • Veshje dhe tekstile
  • Pastrimi dhe kujdesi pėr tekstilin
  • Dezinfektimi, pastrimi dhe grumbullimi i mbeturinave
  • Kuzhina, pajisje dhe furnizime kuzhine

 

Rehabilitimi dhe terapia

  • Pajisje për rehabilitimin
  • Fizioterapia dhe terapia profesionale

 

Ndërtimi, pajisja dhe strehimi

  • Aktivitetet e shërbimit në fushën e strehimit
  • Teknologjia e shtëpisë, sistemet e komunikimit dhe sistemet e thirrjeve emergjente
  • Pajisjet ndërtesës
  • Pajisjet e hapėsirave
  • Pajisje sanitare, pajisje dhe furnizime

 

Menaxhimi, organizimi, arsimi

  • Organizimi, menaxhimi dhe IT
  • Literaturë profesionale, media dhe institute për arsim dhe zhvillim profesional
  • Aktivitetet e shërbimit për menaxhimin
  • Organizatat, shoqatat profesionale dhe institucionet