Rreth panairit

Panairi REISEN &CARAVANING Hamburg është panairi më i madh turistik në Gjermaninë veriore, që mbahet që nga viti 1978. Ekspozues nga e gjithë bota paraqiten në panair në pesë segmente kryesore: turistike, karavaning, cikloturizem, kroçere dhe gastrotourism. Në kohën ideale në fillim të sezonit, panairi u jep ekspozuesve mundësinë e përsosur për të prezantuar ofertën turistike dhe për t’u takuar drejtpërdrejt me grupet e synuara, për të fituar klientë të rinj, për t’u pozicionuar mes konkurrencës, për tu bėrë mė tė njohur dhe për të rritur numrin e rezervimeve. Panairi vizitohet rregullisht nga më shumë se 100.000 vizitorë çdo vit.

 

Caravaning Hamburg

Ky segment ka për qëllim prezantimin e destinacioneve të kampingut si dhe për prezantimin e ofertës më të fundit në fushën e kampingut: nga çadrat drejt shtëpive mobile deri te kamperėt luksozë.

 

Rad Hamburg

Ky segment u bën thirrje të pasionuarve të pushimeve aktive. Ai gjithashtu paraqet oferta turistike të përshtatshme dhe destinacione cikloturizmi. Si pjesë e segmentit, ekziston edhe një park tematik kushtuar alpinizmit.

 

Kreuzfahrtwelt Hamburg

Si një destinacion popullor i lundrimit i anijeve kroçereve, Hamburgu ka një rol të rëndësishëm në këtë segment të turizmit. Ky metropol i Gjermanisë veriore pret mbi 200 anije lundrimi kroçer çdo vit. Edhe nėse bėhet fjalė pėr anije lundrimi luksoze, anije ekspeditash apo udhëtime individuale charter, për të gjithë ata që duan të mësojnë për lundrimet në det dhe lumenj, ky segment është destinacioni i duhur.

 

Genussreise

Në këtë segment, destinacionet turistike mund të paraqiten edhe nëpërmjet ofertës së tyre gastronomike.