Rreth panairit

Panairi R+T është panairi kryesor profesional në botë për grilla, dyer dhe sisteme të mbrojtjes nga dielli, i cili mbahet çdo tre vjet i organizuar nga Panairi i Shtutgartit. Për më shumë se 50 vjet, R+T ėshtė një vendi kresor global për prezantimin e produkteve, noviteteve, shërbimeve dhe zgjidhjeve në këtë degė tė industrisė. Asnjë ngjarje tjetër në botë nuk përfshin një gamë kaq të gjerë prezantimesh, ku përfaqësohen të gjitha kompanitë e njohura ndërkombëtare. Panairi R+T është gjithashtu një panair novacioni sepse 80 për qind e ekspozuesve zhvillojnë novitetet e tyre në ritmin e panairit në mënyrë që t’i paraqesin ato para audiencës botërore në kuadër të këtij eventi. Si panairi kryesor i tregtisë globale, R+T është kështu pika kryesore e takimit të industrisë, një barometër për trendet dhe në njëkohėsisht një platformë për inovacionin.

Vizitorët e Panairit R +T janë ekskluzivisht vizitorë profesionistë që vijnë nga të gjitha zonat ndërtuese. Pavarësisht nëse janë ekspertë teknikë, arkitektë apo konsulentë të energjisë, askund tjetër në botë brenda vetëm pak ditësh nuk është e mundur të takosh kaq shumë përfaqësues të profesionit nga artizanati, tregtia dhe industria.

Përveç pjesës së ekspozitës, panairi R+T përfshin edhe një program shoqërues jashtëzakonisht të pasur me hapėsira të veçanta tematike.

Përveç eventit mëmë në Shtutgarti, versionet e panairit mbahen edhe në Azi (R+T Asia), Turqi (R+T Turkey), Amerikën e Veriut (Sun Shading Expo North America).