Rreth panairit

Për të shijuar me arsye, kështu timgėllon parimi i lëvizjes sė ushqimit tė ngadalshėm Slow Food, i themeluar në vitin 1989. Slow Food do të thotë një kombinim i kënaqësisë dhe ushqimit me ndërgjegjësimin dhe ndjenjën e përgjegjësisë në mënyrë që të ruhet biodiversiteti në ofertën ushqimore, të zgjerojë zhvillimin e shijeve dhe të bashkojë prodhuesit e produkteve ushqimore premium me konsumatorët.

Panairi i Slow Food në Shtutgarti, që mbahet çdo vit nën moton „Tregu i shijes së mirë“, është panairi kryesor i këtij lloji në Gjermani. Duke aplikuar kritere strikte për pjesëmarrjen e ekspozuesve, panairi është unik në cilësinë e produkteve të ofruara në të për shitje të drejtpërdrejtë për një audiencë të gjerë. Duke qenë se panairi Slow Food mbahet si pjesë e një sërë panairesh pranverore, ai ėshtė dhe pjesa më tërheqëse e tyre, prodhuesit kanë mundësinë të ofrojnë produktet e tyre për një audiencë prej 90.000 vizitorësh nga një rajon që është një nga udhëheqësit në Evropë përsa i përket fuqisë blerëse. Midis vizitorëve të panairit gjenden dhe përfaqësuesit e gastronomisë dhe tregtisë që përdorin panairin për kontaktet e biznesit me furnizuesit (potencialë).

Pjesëmarrja në panair u lejohet vetëm prodhuesve, produktet e të cilëve përmbushin kriteret strikte të cilësisë së lëvizjes Slow Food. Rregullat diktojnë prodhimin sipas metodave tradicionale pa shtesa artificiale. Të gjitha produktet janë subjekt i verifikimit të mëparshëm individual dhe miratimit për pranimin në panair.

 

Fushat e ekspozimit

  • Mishi dhe produktet e mishit të thatė
  • Peshk dhe fruta deti
  • Produktet e bulmetit
  • Produktet e pastiçerisė
  • Delikatesat
  • Pijet
  • Drithërat
  • Fruta dhe perime
  • Pajisje për kuzhinat dhe pajisjet e ndihmės sė kuzhinës të prodhimit artizanat