
SPIEL Essen
Panairi kryesor botëror i lojërave të tavolinės për një audiencë të gjerë
Data e eventit: 23. 10. - 26. 10. 2025 Vendi i eventit: Essen Afati i aplikimit: 30. 4. 2025 RegjistrimiRreth panairit
Panairi Spiel Essen ështė një vend takimi për më shumë se 40 vjet për prodhuesit e lojërave tė tavolinės, tė sektorit tė tregtisë, mediat dhe klientëve, ku paraqitet novitetet ose saktesisht zbulohen novitetet dhe trendet dhe ku luhen dhe blihen lojra tavoline. Me pothuajse 1.000 ekspozues dhe 200.000 vizitorë, panairi Spiel Essen është panairi më i madh në botë i lojërave të tavolinės për një audiencë të gjerë që mund të provojë lojrat e paraqitura direkt në stendat e ekspozuesve dhe t’i blejë ato në vend.
Në këtë panair, ekspozuesit mund të bëjnë kontakt të drejtpërdrejtë me fanët e lojërave të tavolinės t dhe të paraqesin produktet dhe novitetet e tyre. Prania e qindra gazetarëve, blogerëve, YouTubers dhe influencuesve nga e gjithë bota gjithashtu e bëjnë panairin një vend ideal për të promovuar produktet. Prandaj ne panairin Spiel Essen paraqiten pėr herė tė parė dhe shiten çdo vit mijëra edicione të reja të lojërave të tavolinės.
Edhe pse është një panair për një audiencë të gjerë, kjo ngjarje gjithashtu lejon ekspozuesit të krijojnë kontakte biznesi me përfaqësuesit e dyqanit, qoftë drejtpërdrejt në stendat ose në salla të posaçme takimi.
Ekspozitë novitetesh
Panairi SPIEL Essen është i njohur kryesisht për prezantimin e lojërave të reja të tavolinës dhe edicioneve të reja të lojërave të tavolinës. Këtu fansat, si dhe shitësit me pakicë dhe mediat, prezantohen për herë të parë me të gjitha novitetet. Për këtë qëllim, një ditë para hapjes së panairit, është një ngjarje e veçantë – Ekspozita e noviteteve, e cila fillon menjëherë pas konferencës për shtyp ku marrin pjesë disa qindra gazetarë. Ky event është i dedikuar për një audiencë profesionale, gjegjësisht vizitorë biznesi dhe gazetarë. Në atë ditë, ekspozuesit kanë mundësinë të prezantojnë personalisht produktet e tyre dhe të bisedojnë drejtpërdrejt me vizitorët e biznesit dhe gazetarët, ndërsa novitete e prezantuara qëndrojnë të ekspozuara edhe për dy ditë të tjera.
Numri i pjesëmarrësve në Ekspozitën e noviteteve është i kufizuar dhe një aplikim i veçantë është i nevojshëm për të marrë pjesë.
Nëse jeni të interesuar të ekspozoni në panair, ju lutemi na kontaktoni që të mund t'ju udhëzojmë për të gjitha detajet.
Na kontaktoniSi një përfaqësim zyrtar i panairit, ne u ofrojmë vizitorëve profesionistë mundësinë e porositjes së biletave paraprakisht në kushte më të favorshme.
PorositniPanaire të ngjashme
Spielwarenmesse®
Panairi kryesor i biznesit të lodrave në botë
Afati i aplikimit: 31. 5. 2025 Më shumë