Rreth panairit

Panairi TecStyle Visions është panairi kryesor evropian profesional për tekstilet promocionale dhe promovimin ku ekspozuesit prezantojnë teknologjinë dhe pajisjet për të gjitha llojet e printimit dhe formave të tjera të përpunimit të tekstileve promocionale. Prodhuesit dhe furnizuesit e njohur të tekstileve për veshjet e korporatave, tekstilet promocionale dhe veshjet funksionale të punës e përmbushin programin e ekspozitës.

Transferimi i njohurive dhe frymëzimi për përmirësimin e biznesit janë fokusi i programit shoqërues të panairit, i cili, së bashku me një gamë të gjerë produktesh, gjithashtu ofron edhe stenda të veçanta tematike ekspozitash dhe forume profesionale.

Panairi TecStyles Visions mbahet çdo dy vjet paralelisht me panairin wetec (panairi ndërkombëtar profesional për teknologjinë e reklamave, printimin dixhital, reklamat e ndriçuara dhe reklamat dixhitale) dhe GiveADays (panairi ndërkombëtarprofesional për produktet promocionale dhe reklamat haptike).

 

Fushat kryesore të ekspozimit

Teknologjia dhe pajisjet

  • Printimi i tekstilit nė ekran
  • Printimi i transferimit
  • Printimi dixhital i tekstilit
  • Qëndisje
  • Dendėsim
  • Aplikimi
  • Gdhendje lazer

 

Tekstil

  • Veshje promocionale
  • Veshje korporative
  • Veshje sportive
  • Veshje pune
  • Aksesorë tekstili
  • Peshqir
  • Produkte promocionale tekstile