Touristik & Caravaning
Panairi më i madh i turizmit në Gjermaninë qendrore
Data e eventit: 20. 11. - 24. 11. 2024 Vendi i eventit: Lajpcigu RegjistrimiRreth panairit
Panairi Touristik & Caravaning është panairi më i madh i turizmit në Gjermaninë qendrore, që mbahet çdo vit në hapėsirėn e Panairit tė Lajpcigut. Panairi u ofron ekspozuesve mundësinë për të takuar mysafirë të rinj potencialë që duan të gjejnë udhëtimin apo pushimet e tyre të ardhshme në panair. Kështu, ky panair ofron një mundësi të përsosur për të prezantuar ofertën turistike për një audiencë të gjerë dhe profesionale nga Gjermania qendrore si dhe një mundësi për të ruajtur atė ekzistuese dhe për të krijuar lidhje të reja biznesi dhe për të pushtuar tregjet dhe klientė tė rinj.
Panairi Touristik & Caravaning është shumë më tepër se një panair klasik i destinacioneve turistike. Në këtë panair, vizitorët mund të përjetojnë, shijojnë, ndjejnë, shohin, provojnė, zgjedhin, pregatisin, planifikojnë dhe rezervojnë pushimet e tyre vjetore.
Panairi mbahet në rajonin metropolitan me mbi 2,5 milionë banorë dhe fuqi të lartë blerëse me të ardhura mesatare të familjeve mbi 3.000 euro.
Panairi Touristik & Caravaning është mbajtur që nga viti 1990, dhe në vitin 2018 organizimi i panairit me një koncept të ri tatraktiv u mor përsipër nga shtëpia e Panairit Stuttgart, një nga organizatorët kryesorë evropianë dhe botërorë të eventeve të panairit.
Fushat e ekspozimit
- Turizmi
- Kampingu
- Cikloturizmi dhe aktivitetet në natyrë
- Udhëtime kulinare
Nëse jeni të interesuar të ekspozoni në panair, ju lutemi na kontaktoni që të mund t'ju udhëzojmë për të gjitha detajet.
Na kontaktoniSi një përfaqësim zyrtar i panairit, ne u ofrojmë vizitorëve profesionistë mundësinë e porositjes së biletave paraprakisht në kushte më të favorshme.
Porositni