Rreth panairit

Një tranzicion i suksesshëm i energjisë kërkon zgjidhje të mençura – që nga prodhimi i energjisë nëpërmjet teknologjive të menaxhimit e deri te magazinimi i energjisë. Një lidhje më e fortë midis sektorëve të energjisė elektrike,energjisė ngrohėse dhe mobilitetit është e pashmangshme. Panairi Volta-X fokusohet në këto tema dhe u ofron të gjithë pjesëmarrësve mundësinë për të marrë pjesë në krijimin e vitrinës së industrisë ndërkombëtare të energjisë.

Qëllimi i këtij panairi profesional është të ofrojë një platformë për teknologjitë novatore dhe të zgjuara të energjisë dhe të ofrojë përvojën e tyre për një audiencë profesionale ndërkombëtare. Sepse është koha për ide të reja për dekarbonizimin, decentralizimin dhe dixhitalizimin e industrisë së energjisë. Me panairin Volta-X, ne po japim kontributin tonė qė tė kemi arritje dhe nė nivelin teknollogjik qė sa më shpejt dhe në mënyrë më efikase të realizojmė objektivėt klimaterik. Oferta e panairit përfshin të gjithë gamën e zgjidhjeve të energjisë së qëndrueshme në të gjitha segmentet, veçanërisht lidhjen e zgjuar të sektorëve të energjisë elektrike, ngrohjes dhe ftohjes, mobilitetit dhe industrisë.

Panairi mbahet në një turne dy-vjeçare dhe sinergjia e çmuar vjen nga mbajtja e njëkohshme e panairit të eltefa, panairit tregtar të elektronikës, energjisë, ndërtesave dhe industrisë.

 

Fushat e ekspozimit

  • Sistemet e ruajtjes së energjisë
  • Sistemet për furnizim dhe zgjidhjet pėr mobilitetin
  • Teknologjia për sistemet e furnizimit me energji ngrohėse dhe ftohëse
  • Teknologjia për sistemet e furnizimit të rrjetit
  • Menaxhimi i sistemeve të energjisë
  • Shpërndarja e zgjuar ndër-sektoriale