Rreth panairit

Panairi wetec është një panair profesional ndërkombëtar për teknologjinë e reklamave, shtypjen dixhitale, reklamat e ndriçuara dhe reklamat dixhitale. Nė panair paraqiten makineritë, procesi i prodhimit, materialet konsumuese dhe shërbimet si dhe teknologjitë dhe proceset më të fundit të përdorura në këtë fushë.

Transferimi i njohurive dhe frymëzimi për përmirësimin e biznesit janë në fokusin e programit shoqërues të panairit, i cili, së bashku me një gamë të gjerë produktesh, ofron edhe ekspozita tematike të veçanta dhe fusha veprimi dhe forume profesionale.

Panairi wetec mbahet çdo dy vjet paralelisht me panairet TecStyle Visions (panairi kryesor profesional në Evropë për tekstilet promocionale dhe promovimin) dhe GiveADays (panairi ndërkombëtar profesional për produktet promocionale dhe reklamat haptike).

 

Fushat kryesore të ekspozimit

Teknologjia e reklamave

  • Etiketat
  • Fletë vetë-ngjitëse
  • Mbështjellëse makinash (Car Wraping)
  • Shkronja

 

Printimi dixhital

  • Makinat e printimit dixhital
  • Printimi 3D
  • Fletë dhe media për shtypjen dixhitale

 

Reklama të ndriçuara

  • Sisteme për reklama të ndriçuara
  • Sistemet dhe pajisjet LED
  • Shkronja tė profiluara

 

Reklama dixhitale

  • Sistemet e reklamave dhe informacionit dixhital