Shërbimet e biznesit

Përveç spektrit të ë shërbimeve tona të panairit, ne u ofrojmë subjekteve afariste edhe një sërë shërbimesh biznesi për t’u lidhur me tregun e Republikës Federale të Gjermanisë.

Bazuar në përvojën tonë shumëvjeçare në të bërit biznes me tregun gjerman dhe në promovimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh, ne kemi në dispozicionin tuaj njohuritë tona të pasura për krijimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve të biznesit me partnerë të mundshëm në zonën gjermanofolëse.

Me një qasje individuale ndaj nevojave tuaja, ne përpiqemi t’ju ofrojmë zgjidhje dhe shërbime të optimizuara për lidhjen me partnerët potencialë të biznesit.