Spielwarenmesse eG

Shtėpia e panairit Spielwarenmesse eG u themelua nga 46 prodhues lodrash në formën e një kooperative në vitin 1950, kur u mbajt për herë të parë panairi i lodrave në Nuremberg. Kooperativa sot ka rreth 150 anëtarë dhe është një ofrues i shërbimeve moderne në fushën e panairit dhe marketingut.

Panairi kryesor në portofolin e shtëpisë së panairit është sigurisht panairi Spielwarenmesse® si panairi më i madh dhe më domethënës i biznesit të lodrave në botë, ku sektori global i industrisë dhe tregtisë së lodrave mblidhet çdo vit. Pozita udhëheqëse në nivel global i përket panairit SPIEL Essen, panairi më i madh tregtar në botë për një audiencë të gjerë të destinuar për lojërat e tavolinės. Për të lidhur globalisht tregun e lodrave, spielwarenmesse eG organizon edhe panairin kryesor profesional të lodrave në Indi (Kids India), dhe nëpërmjet programit të tij „World of Toys“ gjithashtu ju mundėson ekspozuesve të performojnë në panairet e lodrave në Shtetet e Bashkuara dhe Lindjen e Largët.